Sulmi kibernetik i sistemit TIMS ka shkaktuar vështirësi dhe vonesa të shumta edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gjatë gjithë paradites janë krijuar radhë automjetesh ndërsa kalimi i udhëtarëve është bërë me regjistra si në hyrje dhe në dalje. Procedura e regjistrimit manual të udhëtarëve sipas autoriteteve ka nisur pak pas momentit kur sistemi u ndërpre për të mos krijuar situatë kaotike edhe për shkak se gjatë fundjavës lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve është më e madhe.

Udhëtarët vendas dhe të huaj tregojnë se kanë qëndruar deri në 1 orë në kufi para se të mund tu afrohen sporteleve

“Vijmë nga Hollanda dhe ndërmorën një udhëtim drejt Greqisë. Kemi kaluar në të gjitha shtetet, Kroaci , Mal te Zi, Maqedoni e Veriut dhe këtu. Janë vende shumë te bukura te gjitha. Këtu kemi 30 minuta që presim por nuk e dimë cili është problemi. Gjithsesi ne jemi për pushime dhe nuk jemi me nxitim”.

E njëjta situatë është krijuar edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar të qarkut të Korçës por ende nuk ka një shifër të numrit të udhëtarëve që kanë kaluar përmes tyre duke u regjistruar manualisht.

Top Channel