Gjykata vendosi të lërë në burg me afat 20-ditor kapitenin e anijes “Leon”, e cila u kap me 25 mijë litra karburant kontrabandë  mbrëmjen e 6 shtatorit.

Vëllanë e kapitetit, Gjykata vendosi ta lërë nën hetim në gjendje të lirë.

Disa ditë pas bllokimit të një anijeje peshkimi, autoritetet nuk kanë mundur ende të peshojnë sasinë e karburantit që ndodhet në depozitat e saj.

Dy vëllezërit Shpëtim dhe Roland Cani kanë dalë sot para gjykatës së Durrësit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Gjyqtari i seancës Paulin Ccera vleftësoi të ligjshëm arrestimin e vëllezërve dhe vendosi arrest në burg për 20 ditë për Shpëtim Canin, kapiten i anijes dhe detyrim paraqitjeje për vëllain e tij, Roland Cani pjesë e ekuipazhit të anijes.

Vëllezërit u arrestuan më 7 shtator pasi anija e  peshkimit u kap në det të hapur me mbi 30 mijë litra naftë, sasi që dysh.

Çmimi i lartë i naftës në vendin tonë dyshohet se ka aktivizuar tregtinë e karburantit të blerë kontrabandë në Liban, ku në verë çmimi i karburantit, sipas deklaratave të peshkatarëve, ishte 0,25 dollarë për litër.

Top Channel