Karli III shpallet mbret me një ceremoni historike: Do t`ju shërbej me të njëjtën devotshmëri! 

10/09/2022 08:16

Karli III u shpall zyrtarisht mbret përmes një ceremonie historike në Pallatin St James paraditen e sotme.

Flamujt e ulur në shenjë zie për  mbretëreshën e ndjerë u valëvitën sot në gjendje të plotë pas mbledhjes së Këshillit të Aderimit, të p[përbërë nga pjesëtarë të familjes mbretërore, shefja e ekzekutivit, politikanë të tjerë të lartë dhe Kryepeshkopi i Canterbury – që i transmetua për herë të parë në televizion. Të tjera shpallje do ketë në mbarë Mbretërinë e Bashkuar deri të dielën, kur flamujt do të rikthehen në gjysmështizë.

Anëtarët e Këshillit firmosën njëri-pas tjetrës të gjithë pikat e deklaratës, që u miratuan nga Karli një nga një, pasi bëri betimin e lidhur me sigurinë e Kishës së Skocisë. Mes të ftuarve, të pranishëm edhe 6 ish kryeministra britanikë.

“Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatje por edhe në përkushtimin dhe devotshmërinë e saj. Edhe në këtë moment vajtimi, ne e falenderojmë për këtë jetë të shënjuar nga besnikëria. Do të përpiqem të ndjek shembullin e saj frymëzues në marrjen e përgjegjësive të rënda që vijnë me sovranitetin”.

Ceremonia vjen një ditë pas fjalimit prekës të mbretit, që u zotua të ndjekë ahapat e të ëmës, e cila qe shndërruar për miliona vetë në një simbol vazhdimësie dhe sigurie.

“Mamasë sime të dashur, ndërsa fillon udhëtimin e fundit për t’u bashkuar me atin tim të ndjerë, dua thjesht t`i them: Faleminderit. Faleminderit për dashurinë dhe përkushtimin tuaj ndaj familjes sonë dhe ndaj familjes së kombeve të cilave i keni shërbyer me kaq zell gjatë këtyre viteve. Atë premtim për shërbim të përjetshëm e bëj para të gjithëve sot.Ashtu siç veproi vetë mbretëresha me një përkushtim të palëkundur, edhe unë premtoj solemnisht se gjatë gjithë kohës së mbetur që me jep Zoti, do të ruaj parimet kushtetuese në themel të kombit tone.”

Karli u bë mbret në momentin që vdiq nëna e tij, por Këshilli i Aderimit mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur pas vdekjes së një sovrani për të bërë një shpallje zyrtare të pasuesit. Ai ishte princi i Uellsit për 63 vjet. Tani – në moshën 73-vjeçare – është trashëgimtari më i vjetër i fronit britanik, në të cilin është konfrimuar me emrin Mbreti Karl  III.

“Trashëgimia e fronit mbretëror është planifikuar mirë – siç janë parashikuar mirë edhe ceremonitë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth. Megjithatë, shumë do të varet tani,sipas eksperteve, nga reagimi dhe mbështetja e opinionit ndaj Mbretit Karl.  Nga kjo varet edhe puna e tij.” Ai është një figurë me dy anë:në njërën anë “Womanizer” (impresionues i femrave), për shkak të historisë me Lady Dianën e Camilla Parker Boëles, në anën tjetër filantropist. Përveç të ashtuquajturit “Prince’s Trust”, një shoqatë bamirësie e themeluar nga Karl në 1976, për të mbështetur të rinjtë, ai mbështet ndër të tjera edhe iniciativat e artit. Si mbret, ka të ngjarë të vazhdojë të mbrojë diversitetin fetar dhe një Britani multikulturore dhe moderne. Ai kishte paralajmëruar paraprakisht se kurorëzimi i tij do të ishte një ngjarje shumëfetare.

Megjithatë, atij i mungojnë instiktet dhe qetësia e së ëmës. Në mjaft raste se ka treguar se është e vështirë i paanshëm në çështjet politike ose sociale. Monarku duhet të jetë neutral për të gjitha çështjet politike, siç ka qenë Elizabeta. Në 2017-tën u përfshi dhe në skandalin e “Paradise Papers” – pasi u tha se kishte një kompani që operonte në Bermuda, ndërsa flitet se te huajit e kamur kanë pasur përfitime në këmbim të donacioneve për Fondacionin e tij. Asgjë prej këtyre nuk duhet të ndodhë më tani që është në krye të monarkisë, në të kundërt, kjo mund t`i kushtojë aprovimin e publikimit, që nga ana tjetër, nuk i mungoi kurrë të ëmës.

Top Channel