Numri i infektimeve në vendin tonë është ulur krahasuar me një ditë më parë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 672 testime dhe pozitivë me Covid kanë rezultuar 106 qytetarë.

Kurba e infektimeve është e përhapur në këto bashki:

38 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 5 Shkodër, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, 3 Kurbin, Sarandë, Korçë, Dimal, nga 2 Malësi e Madhe, Krujë, Kavajë, Fier, Vlorë, Himarë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Berat, Skrapar, 1 Has, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Selenicë, Kuçovë, Poliçan.

Gjithsej janë 1,615 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 148 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,603 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 106
Të shëruar në 24 orë 148
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 672

Testime totale 1,969,892
Raste pozitive 329,802
Raste të shëruara 324,603
Raste Aktive 1,615
Humbje jete 3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 748
Shkodër 168
Elbasan 130
Durrës 130
Fier 115
Vlorë 94
Korçë 46

Gjirokastër 58
Berat 53
Dibër 38
Lezhë 33
Kukës 2

Top Channel