Ilustruese

Një aksident me pasojë katër të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, pranë fshatit Petrushë, ku drejtuesi F. H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel