Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn dhe efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

09/09/2022 10:22

Seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn dhe efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre, pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit është shtyrë.

Seanca u shty pasi Paplekaj, i akuzuar si autor u ngjarjes nuk u paraqit.

Për gjashtë efektivët rëndon masa “pezullim nga detyra apo ushtrim i cdo funksioni publik”.

Ndërsa për dy zv. drejtorët, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi rëndon masa “arrest shtëpie”.

Viktima Pjerin Xhuvani

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS-së, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.

Pas ngjarjes, në polici u vetëdorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi.

Paplekaj, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.

Top Channel