Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një 65-vjeçar u përplas për vdekje nga makina, teksa lëvizte me biçikletë.
Viktima është identifikuar si Nazif Sulollari dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Korçës, e më pas ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit tip ”Ford”, shtetasi me iniciale po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 09.09.2022, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq, shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Top Channel