Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Përmet – Çarshovë, ku një makinë është përplasur me barrierat dhe më pas ka dalë nga rruga, për pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja.
41-vjeçarja e dëmtuar me iniciale L. U. është transportuar në Spitalin e Përmetit, për të marrë ndihmën mjekësore.
Makina tip “Toyota” drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale J. L., banues në Korçë.
Nuk dihet ende si ka ndodhur aksidenti, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor
Njoftimi policisë:
Përmet/Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në aksin rrugor Përmet – Çarshovë, në vendin e quajtur “Strëmbec”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me barierat anësore të urës dhe më pas ka dal nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja L. U., 41 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin e Përmetit, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel