Nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normave të lejuara/ Arrestohen tetë persona, pezullohen dhjetëra leje drejtimi

09/09/2022 18:26

Tetë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 52 të tjerë iu është pezulluar leja drejtimit për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga të arrestuarit 5 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe 3 të tjerët nuk kishin leje drejtimi.

Gjithsej janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat: 10 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 42 për shpejtësi deri në 40 deri në 60 km/h mbi normën e lejuar.

Policia i ka konstatuar shoferët në në akset rrugore Tiranë – Durrës – Fier – Vlorë, duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamera, aparate fotografike, alkooltestues, dhe mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjithashtu në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 1950 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme.

Top Channel