Ambasada e Iranit e zbrazur nga diplomatët tashmë është në dorë të autoriteteve shqiptare.
Prej 24 orësh në këtë godinë vijojnë kontrollet por deri më tani nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme. Pavarsisht kësaj godina është në ruajte të policisë dhe antiterrorist më një afat të pa caktuar.
E zbrazur është edhe rezidenca e diplomateve të Iranit në Mjull Bathore. Personat e fundit nga kjo godinë kanë dalë mëngjesin e të enjtes dhe kanë lënë Shqipërinë. Godina e mbyllur është në ruajtje të policisë së shtetit.
Dyert dhe grilat qëndrojnë të mbyllura ndërsa në oborr vijon të valëvitet flamuri I Iranit. Në këtë rezidencë ka qëndruar një familje me 4 anëtarë të cilët lanë Shqipërinë brenda 24 orësh pas vendimit për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.
Prezencë më të shtuar policore kishte në ambasadën e Iranit ku ende janë simbolet e saj. Autoritetet kanë kontrolluar çdo hapësirë të kësaj selie diplomatike të cilën stafi I diplomatëve të Iranit e la me dyer të kyçura. Në ikje stafi i ambasadës ka lënë pa memorie serverin e kamerave të sigurisë dhe disa pajisje teknologjike në godinë.
Top Channel