Gjuetia ndaj kateve pa leje, sekuestrohen 1200 metra ndërtim pa leje në Tiranë

09/09/2022 19:53

Ministri i brendshëm Bledar Çuçi zbriti këtë të premte në terren dhe në zonën e Farkës konstatoi në një pallat një shtese kati pa leje.

Pallati ende në ndërtim nga firma Salillari kishte një kat në sipërfaqe pa leje dhe dy kate nën tokë të pa parashikuara në projekt.

Në total shtesa pa leje kapte sipërfaqen 1200 m2. Pronarit të këtij objekti i janë dhënë 2 opsione ta parablejë pjesën pa leje ose ta dhurojë në të kundërt kjo shtesë do të konfiskohet.

Në rast se ndërtuesi zgjedh dy opsionet e para, menjëherë fillojnë dhe procedurat e legalizimit, dhe i gjithë objekti shkon për t’u legalizuar dhe në këtë rast pra shmanget edhe nga ndjekja penale.

Në të gjitha rastet duhet thënë që pavarësisht se ai do ta parablejë apo mund ta dhurojë, gjoba do të paguhet.

Ky është një mesazh i qartë dhe grupet do të vazhdojnë të verifikojnë në gjithë Tiranën, dhe nga Tirana do të shtrihet në gjithë Shqipërinë.

Një ditë më parë në zonën e Liqenit të thatë ministrja Balluku njoftoi sekuestrimin e një pallati 9 katësh, 7 në sipërfaqe dhe 2 nën tokë të ndërtuar tërësisht pa leje.

Top Channel