Një i ri obez i njohur në rrjetin TikTok për videot ku vinte në lojë problemet e tij të peshës, ironikisht ka vdekur në moshën 28 vjeçare.
Izraeliti Idan Ohayon, i cili kishte më shumë se 140,000 ndjekës në TikTok, ka vdekur dje në qendrën shëndetësore Barzilai në qytetin Ashkelon.
Familjarët e Ohayon thanë vetëm se shkaku i vdekjes ishte një gjendje e veçantë mjekësore, pa dhënë më shumë detaje.
Ai ishte bërë i famshëm në rrjet duke postuar video duke ngrënë ushqim dhe duke vënë në lojë obesitetin e tij.
Ndjekësit e Ohayon i bënin homazh personazhit duke thënë se ishin të shkatërruar nga vdekja e tij e parakohshme.
“Më është copëtuar zemra, një djalë kaq i ri. Qoftë i bekuar kujtimi i tij”, shkruante një nga fansat.
Funerali tij u mbajt dje në varrezat e Kiryat Gat.
Ohayon pritej muajin qe vjen të merrte pjesë në një kompeticion televiziv mes krijuesve më të ndjekur në Tik Tok, të quajtur ‘The Creatoks’. Por fati i keq deshi qe fama e tij te mbetej vetem kjo aktuale.
Top Channel