Sinoptikani i njohur Sakis Arnaoutoglou, i cili dikur parashikoi me saktësi përmbytjet në zonën qëndrore dhe veriperëndimore të Shqipërisë pas tërmetit të 2019, thotë se një valë e motit të keq me reshje shiu të furishme dhe stuhi do të prekë zonat veriore dhe perëndimore të Shqipërisë për disa orë pas mesditës të së premtes.
I pyetur nga Top Channel ai ka shpjeguar se reshjet e dendura të shiut do të prekin Shkodrën, Kukësin, Lezhën e ndoshta edhe zonat rreth Durrësit dhe Tiranës.
Reshjet sipas tij sidomos në zonat veriore dhe veriperëndimore në kufi me Malin e Zi mund të shkaktojnë përmbytje.
“Shikoni këtë sistemin këtu. Nga Europa qëndrore shtrin tentakulat e tij gjatë së premtes drejt lindjes dhe juglindjes, që këtu në zonat veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë, por edhe në Mal të Zi, kryesisht në orët e mesditës të së premtes, deri në mëngjesin e së shtunës ekziston mundësia për fenomene të rënda të motit, disa stuhi të fuqishme të shoqëruara me rrufe dhe reshje të dendura të cilat mund të shkaktojnë probleme”, tha Sakis Arnaoutoglou sinoptikan ERT.
Por parashikimi i Sakis Arnaoutoglou i njohur tashme per publikun shqiptar pasi nëpërmjet Top Channel ka parashikuar disa here fenomene te tejskajshme në Shqipëri , nuk është domosdoshmërisht një lajm i keq.
Parashikimi së do të ketë reshje të dendura është një ndihmë në një kohë kur Shqipëria dhe jo vetëm po kërkojnë të luftojnë një krizë energjitike.
Niveli i reshjeve të shiut pritet të rrisë kapacitetet e hidrocentrealeve, që do të ndihmojnë në zbutjen e krizës së energjisë, për të cilën gjithnjë e me shumë qeveria kërkon që të kursehet nga qytetarët.
Top Channel