Forcat e policisë kanë hyrë në ambientet e brendshme të ambasadës iraniane në Tiranë, kur diplomatëve u kanë mbetur dhe dy orë kohë për të liruar godinën.

Shumica e diplomatëve iranianë janë larguar, ndërkohë shihen lëvizje të shpeshta të njerëzve dhe makinave.

Shqipëria shkëputi të mërkurën marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama tha se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik prej të cilit ra pre Shqipëria dy muaj më para. Qeveria i ka dhënë urdhër ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës iraniane të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve.

 

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA