Diplomatët e dëbuar refuzuan të dorëzojnë çelësat/ Përfundon kontrolli në ambasadën e Iranit, u përdorën edhe qen antieksploziv të RENEA-s

08/09/2022 13:56

Ka zgjatur për mëse dy orë kontrolli i forcave RENEA në godinën e ambasadës së Iranit në vendin tonë, stafi i së cilës nga sot largohet nga Shqipëria me vendim të qeverisë shqiptare.

Gazetari Muhamed Veliu tha për Top Channel se në godinë vijojnë të jenë të pranishëm oficerët e policisë gjyqësore të cilët po kqyrin atë çfarë kanë lënë pas diplomatët e dëbuar.

Sakaq rruga hyrës dhe dalëse në ambasadë vijon të jetë e rrethuar nga forca policore, dhe nuk është e aksesueshme për kalimtarët e rastit.

Gjatë kontrollit në godinë mësohet se forcat e RENEA-s kanë përfshirë edhe qen antieksploziv, ndërsa është dashur edhe përdorimi i forcës për të thyer derën kryesore, pasi diplomatët e larguar refuzuan në shenjë proteste të dorëzonin çelësat.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel