Është zbardhur shkaku i vrasjes së 56-vjeçarit Safet Yskollari nga fqinji i tij pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

Mësohet se konflikti mes dy fqinjëve ka ndodhur për një gardh mes tyre, dhe pas sherrit, 63-vjeçari plagosi me thikë Yskollarin.

Pas plagosjes me thikë, 63-vjeçari u dërgua në Spitalin e Pogradecit, por nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra në trup.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin me iniciale F.M. dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel