Safet Yskollari, 65 vjeç ka mbetur i vdekur ditën e sotme në Pogradec pasi është plagosur me thikë nga F.M., 63 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Gështenjas, ku autori dhe viktima janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, pas një mosmarrëveshje për gardhin.

Pas plagosjes me thikë, 63-vjeçari u dërgua në Spitalin e Pogradecit, por nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra në trup.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin me iniciale F.M. dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel