Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me Iranin, Yuri Kim mbështet vendimin: Kur aleati ynë sulmohet, SHBA vepron

07/09/2022 14:59

Në deklaratën për mediat, në përfundim të takimeve në kryesinë e Kuvendit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim komentoi edhe vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

“Ne kemi parë deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sot në mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë.

Duhet të jetë e qartë, që kur miku ynë e aleati ynë Shqipëria është në sulm SHBA do të ndërmarrin veprime.” u shpreh ambasadorja Kim.

Kryeministri Edi Rama knjoftoi sot vendimin ekstrem të qeverisë shqiptare, duke ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, vendim që pason sulmin kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama tha se ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfirë edhe atë të sigurisë.

Top Channel