Një nga skenat që bëri më së shumti përshtypje në ndeshjen e Champions League mes PSG dhe Juventus të përfunduar me rezultatin 2-1, ishte sherri në fushë mes Leandro Paredes dhe Sergio Ramos.
SuperSport shkruan se një koment për grindjen mes Ramos dhe Paredes nuk e ka anashkaluar edhe Marco Verrati që i njeh mirë të dy. Italiani thekson se pritej një grindje në fushë mes Ramos dhe Paredes pasi ata kapeshin edhe në stërvitjet e PSG.
“Një sherr mes Paredes dhe Ramos as nuk kuotohej në baste, unë do të vendosja shtëpinë nëse do të ishte mundësia pasi e dija mirë se do të kapeshin në fushë. Këto lloj grindjesh, Ramos e Paredes i bënin edhe në stërvitje te PSG. Janë të dy lojtarë me personalitet të fortë dhe që e ndjejnë shumë ndeshjen dhe duan gjithnjë të marrin rezultatin e preferuar”, u shpreh Verrati.
Top Channel