Përdorimi me eficencë i energjisë elektrike është pjesë e paketës për menaxhimin e krizës që pritet të prezantohet nga qeveria të mërkurën. 

Tashmë e ka nisur  programi  Kombëtar i Eficencës Energjetike në disa qytete si Durrës, Peshkopi, Elbasan, Korçë, Vlorë, Orikum e Shëngjin.

Në Berat kryeministri Edi Rama pa nga afër rigjenerimin e 17 pallateve me sistemet kapot, termoizolimin përfshi  hidroizolimin e tarracave.

Sipas qeverisë këto ndërhyrje e ulin deri në 30% konsumin e energjisë dhe lehtësojnë ngarkesën në rrjet.

“Kryetari i Bashkisë së Beratit- Ajo çka është e rëndësishme është që kjo është një impakt i drejtpërdrejtë për banorët. Kjo ka të bëjë direkt me eficencën e energjisë sidomos në këtë kohë që po kalojmë, kjo prek, jo vetëm banorët nga pikëpamja estetike e lagjes, por mbi të gjitha edhe në xhepin e tyre. Ky është një program i jashtëzakonshëm pasi ri sjell në zonat apo në skutat më të errëta të qytetit po e quajmë një lloj shprese dhe fillon gjallëron vet jetën komunitare në këtë zonë”, tha Ervin Demo.

Në Berat, kryeministri Edi Rana pa edhe përfundimin e ndërtimit të  Unazën të Re të qytetit gjatësi prej 4.1 km, nga ku 3 kilometra është rrugë e re që nuk ka ekzistuar më parë

 

 

Top Channel