Kalifornia vërshon drejt plazheve mes valës së ashpër të të nxehtit (fotot)

05/09/2022 19:40

Rezidentët e Los Angeles dhe turistët kishin vërshuar në bregdetin e Kalifornisë gjatë të hënës së pushimit (Labor Day) dhe valës së të nxehtit që ka përfshirë perëndimin e SHBA.

I nxehti në jug të Kalifornisë pritet të vijojë deri të enjten ndërsa autoritetet vijojnë me parashikimet ogurzeza për zjarre, ndërprerje të energjisë dhe sëmundje.

Disa qyteza kanë shënuar rekorde të të nxehtit dhe specialistët paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë të freskët e të hidratuar.

Greg Campbell, rezident në Los Angeles tha se kishte ardhur sot në plazh pasi dëgjoi parashikimin e motit të nxehtë.

“Unë dhe e dashura ime jetojmë në Hollywood dhe e dinim se sot do të ishte një nga ditët më të nxehta prandaj zgjodhëm të vinim në plazh për t’u freskuar”.

Një tjetër rezident i Los Angeles tha se fundjava e gjatë e pushimit e nxiti të udhëtonte drejt plazhit.

“Duhet të gjesh një vend për të shkuar. Dje shkuam në kinema, ishte mirë por në plazh është akoma më mirë. Mendoj se në orët më të nxehta të ditës duhet të gjesh ose ujë ose ajër të kondicionuar”.

FOTO GALERI
3/9
Disa qyteza kanë shënuar rekorde të të nxehtit dhe specialistët paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë të freskët e të hidratuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA