Fotot/ Sesioni i ri parlamentar, Basha hyn i buzëqeshur në Kuvend, ministret të kapura dorë për dore, kush e shoqëron Berishën

05/09/2022 19:17

Sesioni i ri parlamentar ka nisur dhe deputetët i janë rikthyer Kuvendit pasditen e kësaj të hëne, për të nisur një sezon të ngjeshur.

Para Kuvendit, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shfaq i buzëqeshur, teksa përshëndeste të pranishmit e tjerë me dorë. Ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua Kuvendit, teksa në krah kishte deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Sikurse duket në fotografitë e shkrepura nga LSA, në seancën e parë prenare nuk munguan as ministrat e as kryeministri Edi Rama.

Ministrja Elisa Spiropali kishte veshur një kostum të bardhë, ndërsa Olta Xhaçka me të zeza, teksa të dyja ministret u shfaqën të kapura dorë për dore.

FOTO GALERI
20/80

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA