Ushtria ukrainase ka bërë kundërsulm ndaj ofensivës ruse në Kherson, ku objektiv ka qenë ura Antonivsky.
Kjo urë është sulmuar edhe herë të tjera nga Ukraina, për të penguar depërtimin e Rusisë në rajon.
Shembja e kësaj ure do të ishte një handikap i madh për ushtrinë ruse, e cila e shfrytëzon për shpërndarjen e forcave në rajone të ndryshme të Ukrainës.
Ura është bombarduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Megjithatë kjo urë mbetet funksionale pavarësisht se është bombarduar disa herë. Në anën tjetër, rusët po tentojnë t’i rezistojnë kundërofensivës së Kievit, por deri më tani nuk është parë ndonjë taktikë që e ka dëshmuar këtë Moska.
Përkundrazi, ukrainasit po kryejnë sulme, duke i zënë në befasi forcat ruse në rajone të ndryshme e në veçanti në ato që i kontrollon që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
📹 #Ukraine has once again struck the Antonivsky bridge in #Kherson. #HIMARSoCLOCK pic.twitter.com/kGojTpBeir
— KyivPost (@KyivPost) September 4, 2022
Top Channel