Shkumë gjigante me ngjyrat e ylberit në Londër, artistja gjermane dhuron spektakël

04/09/2022 10:18

Artistja gjermane Stephanie Lüning dha një shfaqje spektakolare për vizitorët në një park në mbretërinë e bashkuar, duke krijuar një masive shkume gjigant shumëngjyrësh.

Lüning thotë se ishte shumë e rëndësishme për të që njerëzit ta mirëprisnin këtë shfaqje të saj.

“Jam e kënaqur që njerëzit erdhën dhe shijuan veprën time, sepse nuk mund ta përsëris këtë nesër. Do të jetë ndryshe, çdo ditë është ndryshe. Edhe pse duket shumë argëtuese në shikim të parë, kërkon shumë punë”, Lüning .

“Është e mrekullueshme puna e kësaj artisteje, unë nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë, edhe fëmijët e pëlqyen shumë”, tha Yemisi Ajakaiye.

“Është mirë të shohësh kaq shumë njerëz këtu nga të gjitha moshat, që duan të shijojnë këtë. Është shumë bukur”, u shpreh Michel Aldridge.

Artistja Stephanie Lüning thotë se për të krijuar diçka të tillë shumë elemente duhet të jenë në koherencë, era ,kushtet e motit, vendndodhja dhe sigurisht audienca

Top Channel