OKB miraton rezolutën ‘historike’ për drejtësi, për të mbijetuarat e përdhunimit

04/09/2022 13:03

OKB ka miratuar një rezolutë, e cila konsiderohet si historike, kundër sulmeve seksuale e cila synon të sigurojë akses në drejtësi për viktimat e një abuzimi të tillë.

Votim u mirëprit me ovacione dhe duartrokitje nga të pranishmit.

Në tekstin, i cili u miratua me konsensus, Asambleja e Përgjithshme e OKB u kërkon vendeve të marrin masa efektive, brenda kuadrit të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar, për të ndihmuar viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale që të kenë akses në drejtësi.

Kjo është hera e parë që OKB-ja ka miratuar një rezolutë të pavarur që njeh përdhunimin në kohë paqeje, sipas Amanda Nguyen, themeluese e një OJQ .

“Ajo që po u kërkojmë njerëzve nuk është vetëm të kuptojnë se stigma e përdhunimit është diçka që duhet hequr, por edhe të shikohen në pasqyrë dhe të pyesin: çfarë keni bërë për këtë”, tha ajo.

Një ekspozitë në selinë e organizatës në Nju Jork me titull “Çfarë kishe veshur?” qëndroi për ditë të tëra e hapur për të theksuar se veshja e viktimës nuk duhet të ketë asnjë ndikim në hetimet për përdhunim.

Pantallona të shkurtra, fustane, madje edhe rrobat e banjës së një vajze të vogël u ekspozuan në 103 manekine në sallën e selisë së OKB-së nga mesi i korrikut deri të premten.

Top Channel