Tre persona janë arrestuar në Fushë Krujë dhe Shkodër, pasi lëviznin me armë zjarri e municione luftarake në makinë.

Në Fushë-Krujë është arrestuar një 38-vjeçar i indentifikuar si Leonard Gjeli (Mamli, Noka), banues në Kurbin,  i cili kishte pistoletën me mulli dhe fishkët luftarak.

38-vjeçari rezulton të jetë  me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje.

Njëkohësisht u arrestua edhe 28-vjeçari Xhentil Çypi, drejtuesi i mjetit tip “Audi” me të cilën lëvizte personi që mbante armën.

Në momentin e ndalimit, këta persona kanë tentuar të largohen me automjet,  por nga ndërhyrja e shërbimeve të policisë u arrestuan.

Gjithashtu një 33-vjeçar i identifikuar si Saed Muça është arrestuar në Shkodër, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjet.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Top Channel