Një shqiptar i identifikuar si Fatmir Ara, 43 vjeç është gjendur i vrarë me armë zjarri në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos këtë të dielë.

Mediat italiane shkruajnë se 43-vjeçari ishte biznesmen në Itali dhe ishte zhdukur nga banesa që prej datës 2 shtator.

Shqiptari u gjet i shtrirë në tokë pa shenja jete nga policia italiane pranë një makine të parkuar.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur vrasjen e shqiptarit.

Top Channel