Ish-gjyqtarja e Hagës fitoi Çmimin Nobel për Paqen, administrata Trump lajmëron sanksione të reja ndaj Gjykatës Penale Gazsjellësi rus drejt Gjermanisë nuk do të rihapet sot ashtu sic ishte planifikuar njoftoi firma shtetërore e energjisë në Moskë, Gazprom.
Justifikimi i saj ishte se ka gjetur rrjedhje në një turbinë në tubacionin Nord Stream 1, e kjo nënkupton se ai mund të qëndrojë i mbyllur për një kohë të pacaktuar. Tubacioni i mbylli rubinetat e gazit këto tre ditët e fundit për shkak gjoja të atyre që Gazprom i përshkroi si punime mirëmbajtjeje.
Lajmi vjen mes frikës në rritje se familjet në bllokun europian nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër. Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe furnizimet e pakta mund ta shtojnë koston edhe më tej. Europa po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse në një përpjekje për të zvogëluar aftësinë e Moskës për të financuar luftën, por tranzicioni mund të mos vijë mjaft shpejt.
Siemens Energy, që i bën normalisht shërbimet turbinave të Nord Stream 1, thotë se një rrjedhje e tillë nuk duhet ta ndalojë funksionimin e gazsjellësit. Stacioni Portovaya ku thuhet se u zbulua rrjedhja, ka edhe turbine të tjera që do të lejonin punën në këtë tubacion.
“Rrjedhje të tilla nuk e prekin normalisht funksionimin e një turbine, dhe mund të mbyllen aty në vend. Është një procedurë rutinë me qëllimin që të mos preket vazhdimësia e punës”, shprehet Siemens.
Moska, që mohon përdorimin e furnizimeve me energji si armë ekonomike, ia venë fajin sanksioneve të vendosura prej perëndimit pas pushtimit të Ukrainës për vështirësitë e hasura me operacionet dhe mirëmbajtjen e Nord Stream 1. Zyrtarët europianë megjithatë, këtë e shohin thjesht si pretekst.
“Kjo është pjesë e luftës psikologjike që Rusia po ndërmerr kundër nesh”, shprehet Michael Roth, ligjvënës gjerman.
Rregullatori i rrjetit të Gjermanisë, Bundesnetzagentur, tha se vendi ishte tani më i përgatitur për ndërprerjen e furnizimeve me gaz rus, por u kërkoi qytetarëve dhe kompanive të shkurtojnë konsumin.
Top Channel