Foto ilustruese

Një 53-vjeçar në Bulqizë doli si zakonisht këtë mëngjes për të kullotur bagëtitë, por një incident i mori atij jetën.

Shtetasi me iniciale A.B. është penguar dhe ka rënë nga një shkëmb në fshatin Ndërfushas të Martaneshit.

Ai u plagos rëndë dhe u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë por nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.

Top Channel