Krerët e koalicionit qeverisës gjerman, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët diskutojnë sot për një paketë të tretë masash lehtësuese pas rritjes së ndjeshme të çmimeve. Në fokus janë pensionistët dhe studentët.

Të shtunën priten hapa konkretë për lehtësimin e qytetarëve pas rritjes së çmimeve të energjisë dhe artikujve ushqimorë. Në konsultimet merr pjesë kancelari, Scholz, zëvendëskancelari i Të Gjelbërve, Robert Habeck dhe kreu i liberalëve, Christian Lindner.

Bisedimet zhvillohen për ndihma të fokusuara tek pensionistët dhe studentët, ulje tatimesh dhe një rregullore pasuese për biletën 9 euro që ishte në fuqi në tre muajt e fundit.

Schloss Meseberg | Kabinettsklausur Pressekonferenz | Robert Habeck | Olaf Scholz | Christian LindnerRobert Habeck, Olaf Scholz, Christian Lindner në takimin e koalicionit qeveritar, Meseberg,

Klingbeil: Ata që fitojnë mirë mund t’i përballojnë kostot

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të SPD-së, Lars Klingbeil qeveria duhet të ndihmojë aty ku duhet. “Ne duhet t’u ndihmojmë atyre që janë në nevojë ekzistenciale.”, tha Klingbeil për “Süddeutsche Zeitung”. Që do të thotë, që ata fitojnë mirë mund t’i përballojnë kostot. Socialdemokrati e quajti gabim që pensionistët nuk u përfshinë në 300 euro e ndihmës së përgjithshme për energjinë që qeveria jep prej shtatorit për të punësuarit. Ministrja e Familjes, Lisa Paus tha për gazetae gjermane “Rheinische Post”, se familjet vuajnë më shumë nga çmimet e larta. “Prandaj duhet të rritet ndjeshëm kuota për fëmijët dhe të paktën të kompensohet inflacioni.” Të Gjelbrit duan futjen e një bilete 29 euro për trafikun rajonal dhe një 49 euro për levizje në të gjithë federatën. E Majta kërkon vendosjen e një çmimi kufi për energjinë. Kurse Unioni CDU/CSU kërkon pohime të qarta nga qeveria. Kreu i CDU-së, Friedrich Merz tha në konferencën e partisë në Murnau, se “ne presim që tani qeveria të na e thotë, se si do të drejtojë këtë vend në javët dhe muajt e ardhshëm.

Lars KlingbeilLars Klingbeil

Kurse shoqatat sociale kërkojnë lehtësime të tjera. Kreu i Shoqatës Humanitare, Ulrich Schneider u shpreh për rrjetin gazetaresk gjerman, “Redaktionsnetzwerk Deutschland” se kërkohet rritja e limitit jetësor me 200 euro dhe zgjerimi i numrit të personave që kanë të drejtë të marrin ndihmë për banimin nga 600.000 vetë në 2-3 milionë vetë.

Top Channel