Me 5 emigrantë të paligjshëm, 29-vjeçari humbet kontrollin e makinës teksa përpiqet t’i shpëtojë policisë

03/09/2022 13:48
Foto ilustruese

Një 29-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Elbasan, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm në vendin tonë.

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasit me iniciale E.P. i është kërkuar të ndalojë. Ai ka shtuar shpejtësinë e mjetit tip “Hyundai”, por në përpjekje për t’u larguar nga policia, ka dalë nga rruga kryesore.

Në makinë ndodheshin pesë emigrantë të paligjshëm. 29-vjeçari u kishte premtuar se do t’u siguronte transportin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

I dyshuari, që është dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale, do të hetohet për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindje  ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel