Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, ku një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga për të përfunduar në kanal.

Shoferja 30-vjeçare dhe tre pasagjerët janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit.

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Shtetësja me iniciale E.M dyshohet se është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër, duke shkaktuar më pas aksidentin.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shtetasja E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerët, shtetasit H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel