Anullohen 800 fluturime të Lufthansës/ Pilotët kërkojnë rritje rroge, kaos në aeroporte!

03/09/2022 09:36

Pilotët kërkojnë rritje të pagave reale dhe ndikim në politikat investitorë të kompanisë.

Fluturime të anuluara, check-in të zbrazur, radhë të gjata në sportelet e rezervimit: kjo ishte gjendja e krijuar në disa aeroporte gjermane. Pilotët e kompanisë ajrore, Lufthansa, bënë  të premten, 2.09.2022 një grevë 24-orëshe. 800 fluturime u anuluan 130 mijë pasagjerë ishin të prekur.

Shumica e tyre ishin në dijeni për anulimet, megjithatë në sportelet e shërbimit të Lufthansa-s, kishte radhë të gjata të pasagjerëve të distancave të gjata që shpresonin të fluturonin me linja të tjera.

Sipas sindikatës së pilotëve Vereinigung Cockpit VC, në grevë ishin vetëm fluturimet që niseshin nga Gjermania. Kompanitë bija  të Lufthansës, Eurowings, Lufthansa Cityline dhe Eurowings Discover nuk u prekën nga greva.

Çfarë kërkojnë pilotët

5 000 kapitenët dhe ndihmës pilotët e kompanisë më të madhe ajrore gjermane kërkojnë 5,5 për qind rritje page qysh këtë vit,  si edhe duke filluar nga viti i ardhshëm rritje automatike të pagës në përputhje me inflacionin. Veç të tjerash, ata kërkojnë më shumë para për ditë sëmundjeje, pushime apo trajnime.

Top Channel