​Papa shpërndan udhëheqjen e Kalorësve të Maltës

03/09/2022 22:31

Papa Françesku shpërndau sot udhëheqjen e rendit fetar katolik dhe grupit humanitar Kalorësit e Maltës dhe vendosi një administratë të përkohshme përpara zgjedhjes së një udhëheqësi të ri.

Ndryshimi, të cilin Papa dekretoi, erdhi pas pesë vjet debatesh të ashpra brenda urdhrit, por edhe midis disa prej anëtarëve më të lartë të gardës së vjetër të kalorësve dhe Vatikanit mbi kushtetutën e re.

Grupi, emri zyrtar i të cilit është Urdhri Sovran Ushtarak Spitalor i Shën Gjonit të Jerusalemit, Rodosit dhe Maltës, u themelua në Jerusalem gati 1000 vjet më parë për të ofruar ndihmë mjekësore për pelegrinët në Tokën e Shenjtë.

Ky grup sot ka një buxhet prej miliona dollarësh, rreth 13.500 anëtarë, 95.000 vullnetarë dhe 52.000 mjekë që drejtojnë kampet e refugjatëve, qendrat e trajtimit të drogës, programet e ndihmës ndaj fatkeqësive dhe klinikat në mbarë botën.

Kalorësit e Maltës ishin shumë aktivë për të ndihmuar refugjatët ukrainas dhe viktimat e luftës.

Grupi nuk ka territor të vetin, përveç një pallati dhe zyrash në Romë, si dhe një fortesë në Maltë, por sovraniteti i tij njihet përmes pasaportave dhe targave.

Ata kanë marrëdhënie diplomatike me 110 vende dhe statusin e vëzhguesit të përhershëm në Kombet e Bashkuara, gjë që u lejon atyre të veprojnë si palë neutrale në misionet paqeruajtëse në zonat e luftës.

 

Top Channel