Ish-gjyqtarja e Hagës fitoi Çmimin Nobel për Paqen, administrata Trump lajmëron sanksione të reja ndaj Gjykatës Penale Cristina Fernández de Kirchner, është sot gjallë vetëm për shkak të atij që mund të konsiderohet fat: Zëvendëspresidentja e Argjentinës ishte duke përshëndetur simpatizantët përpara shtëpisë së saj, kur një burrë doli nga turma e i drejtoi pistoletën në fytyrë.
Presidenti Alberto Fernández pohoi më pas se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por ajo ngeci kur agresori deshi të qëllonte.
“Përpara shtëpisë së zv/presidentes një burrë i drejtoi asaj armën në kokë dhe tërhoqi këmbëzën. Cristina është gjallë sot vetëm sepse arma, që ishte e mbushur, nuk shkrepi, por u bllokua. Përgjigjen përse ndodhi një gjë e tillë do ta japë ekspertiza teknike”.
Fernández de Kirchner është përfshirë në një gjyq korrupsioni dhe në ato momente, ishte duke u kthyer nga gjykata. Ajo vetë i mohon akuzat. Policia tha se personi i armatosur, të cilin mediet lokale e identifikuan si një brazilian 35-vjeçar, është arrestuar. Ata po përpiqen të zbulojnë motivin e sulmit. Kreu i shtetit e përshkroi këtë si njërin prej incidenteve më serioze në vend që prej rikthimit të demokracisë në 1983-shin.
“Ne mund të mos pajtohemi, mund të kemi mosmarrëveshje të thella, por gjuha e urrejtjes nuk mund të ndodhë sepse ajo ushqen dhunë dhe nuk ka asnjë shans që dhuna të bashkëjetojë me demokracinë”, u shpreh ai teksa e shpalli të premten festë kombëtare për t’i dhënë kohë argjentinasve të “shprehen në mbrojtje të jetës, demokracisë dhe solidaritet me zv/presidenten e tyre”.
Top Channel