Megjithse i ka bërë thirrje Evropës të refuzojë vizat për turistët rusë, presidenti i Ukrianës Volodymyr Zelensky raportohet se i ka dhënë me qera vilën e tij në Itali një çifti rus.
Dyshja që kishin dhënë adresën e tyre në Londër, thonin se kishin marrë vilën me qera për një muaj, për shumën 50 000 euro, dhe kishin bërë postime në rrjetet sociale ku thonin se po qëndronin në vilën e presidentit të Ukrainës, shkruan rrjeti IBtimes.
Vila luksoze gjendet në qytezën bregdetare të Forte dei Marmi në Toskana, dhe raportohet se është blerë nga Zelensky për katër milionë euro disa vjet më parë.
Agjencia që menaxhonte pronën ishte kontaktuar nga mediat italiane por mohoi se qiramarrësit ishin rusë.
E përditshmja italiane ‘Corriere della Sera’ pas kontaktimit me agjencinë tha se “qiramarrësit nuk janë rusë por nuk mund të flasim më shumë prej rregullave të privatësisë”, ndërsa shtonte se ata ishin me origjinë ruse dhe rezidencë të vjetër në Britani.
Zhvilllimi vjen teksa Zelensky ka nxitur BE të refuzojë vizat për vizitorët rusë dhe ka bërë thirrje për bllokimin e pronave e jahteve të tyre, shkruan RT News.
Që prej nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt, janë ndaluar fluturimet mes Rusisë e BE ndërsa vizat janë kufizuar, por udhëtimi mes rajoneve nuk është ndaluar plotësisht.
Top Channel