Xhoni nga Berlini është turisti më i veçantë në Shqipëri për këtë sezon. Në pesë vite Xhoni ka udhëtuar në 11 shtete të Europës.

Lota dhe Stefan janë një çift i ri nga Gjermania të cilët kanë vendosur që në tre muaj të vitit të udhëtojnë nëpër botë me gomarin e tyre besnik Xhoni.

Udhëtimet e gjata mund të jenë relaksuese për çiftin nga Gjermania të cilët njohin njerëz dhe kultura të reja.

“Ne kemi qenë në Gjermani, Austri, Itali, Francë, Spanjë, Portugali, Slloveni, Kroaci, Bosnje, Mal të Zi dhe në Shqipëri. Përshëndetje unë jam Lota, ndërsa unë jam Stefan dhe ky është bebi jonë i vogël Xhoni”, tha Lota Lukball, shkrimtare.

Por jo për gomarin Xhoni, i cili është 20 vjeç, një moshë jo e vogël për një kafshë.

Shpeshherë këto udhëtime sipas Lotës bëhen të lodhshme sepse gomarit i mungon komunikimi, për këtë arsye ata kërkojnë që Xhonit t’i gjejnë miq të rinj.

Kësaj here shokët e Xhonit, Lota i gjeti në një fermë gomaricash në Papër të Elbasanit.

“Ne kërkuam në internet dhe zbuluam këtë fermeren më gomarica. Për Xhonin është shumë e rëndësishme jeta sociale, ata kanë nevojë të flasin gjuhën e tyre. Duket kaq i lumtur që ka zënë miq të rinj“, tha Lota.

Në Shqipëri gomari Xhoni zuri 30 shokë të rinj ose me saktë shoqe te reja, ndërsa Lota dhe Stefan u miqësuan me fermerin e tyre.

“Ne kemi qenë në malet e Ballkanit sëbashku me Xhoninë, bashkë kemi qenë në plazh kemi parë detin në Shqipëri dhe liqenin e Ohrit. Kemi bërë pushime të bukura këtu. Që kurkam qenë 11 vjece ëndërroja të bëja udhëtime të tilla. Kështu bleva Xhonin në Myhni dhe fillova të ecja. Zgjodha një kafshë si gomari pasi kur shihja filmin vizatimorë Shkrek, më pëlqenin shumë aventurat që bënin ata të dy“, tha Lota.

Vajza nga Berlini tashmë nuk është vetëm një aventuriere, udhëtimin e saj me Xhonin e bënë atë një shkrimtare të njohur në Gjermani.

“Është surprizë e madhe për mua, nuk e prisja që libri im i parë të ishte Best Seller në Gjermani. Historitë me Xhonin janë bërë kaq shumë të njohura” , tha turistja.

Lota dhe Stafani sapo shkelin në një vend  të ri parkojnë furgonin e tyre që të jep pamjet e një shtëpie të vogël, pasi i veshin katër këpucët Xhonit të tre së bashku ata shëtisin në vendet më të bukura të shtëtit që kanë vendosur të zbulojë.

Më pas rikthehen sërisht në kamion për të vazhduar udhëtimin.

“Unë jam inxhinier makinë dhe udhëtimi ynë i parë si cift ka qënë sëbashku me Xhonin tonë të vogël . Kur vendosim të pushojmë flejmë sëbashku në një tendë. është shumë bukur të udhëtosh me një gomar, ne e duam shumë atë”, tha Stefan Schiele.

Udhëtimi i këtyre tre miqve të veçantë pasi të përfundojë do të shkruhet në librin e dytë të Lotës me titull Diell, det me veshë të gjata”.

Top Channel