Çiftit i grabisin makinën teksa ishin në intimitet në sediljen e pasme në Brazil (fotot)

02/09/2022 15:27

Një çift që po bënin seks në sediljen e pasme të makinës së tyre pësuan një ndërprerje ‘të pafat’ kur një grup grabitësish i morën makinën dhe i lanë të zhveshur në rrugë.

Ngjarja e pazakontë u kap nga kamerat e sigurisë në Brazil më 17 gusht, teksa mjeti ishte parkuar në një rrugë të qetë qytetare.

Tre figura të errëta shihet që i afrohen makinës nga prapa megjithse rruga dukej e ndriçuar më së miri.

Ata hapin me forcë dyert e makinës ndërsa një prej grabitësve ulet në timon dhe tjetri në sediljen e pasagjerit.

Në pamje shihet gjithashtu një krah i dëshpëruar që zgjatet nga brenda duke tentuar më kot të mbyllë derën për të ndaluar grabitjen.

Ndërsa ndërsa pas dëbimit të të zotëve të zhveshur në rrugë, një grabitës i tretë ulet në sediljen e pasme dhe ‘me dashamirësi’ u hedh atyre disa veshje që gjeti në makinë.

Makina e vjedhur më pas nis të largohet ndërsa dashnorët e hutuar tentojnë të veshin disa nga objektet që kishin për të mbuluar trupin.

Ata me shpejtësi përpiqen të vishen për të shmangur turpërimin e mëtejshëm dhe mbeten duke vrarë mendjen çfarë duhet të bëjnë më pas, shkruan britanikja Daily Mail.

Incidenti i ndodhur në një vendndodhje të papërcaktuar në Brazil më 17 gusht, është publikuar në media vetëm së fundmi.

Nuk është e qartë nëse kriminelët janë kapur, apo se cilët janë viktimat dhe nëse kanë paditur te autoritetet.

Gjithsesi cifti mund të konsiderohet me fat pasi krimi i dhunshëm është në nivele të larta në Brazil.

FOTO GALERI
2/4
Ngjarja e pazakontë u kap nga kamerat e sigurisë në Brazil më 17 gusht, teksa mjeti ishte parkuar në një rrugë të qetë qytetare.

Top Channel