BBC ka dhuruar për bamirësi 1.42 milionë funte nga shitjet e intervistës së Panorama të vitit 1995 me Princeshën Diana.

Intervista iu nënshtrua një hetimi që zbuloi se gazetari Martin Bashir përdori dokumente të rreme për të fituar akses me mbretërorin e ndjerë.

BBC ndau fondet në mënyrë të barabartë midis shtatë organizatave bamirëse të lidhura me Dianën, duke deklaruar se ishte “rruga e duhur dhe e përshtatshme e veprimit”.

Ajo tha se donacionet vijnë nga të ardhurat e saj tregtare dhe jo nga tarifa e licencës.

Fondet i janë dhënë Centrepoint, Baletit Kombëtar anglez, Great Ormond Street Hospital’s Charity Children’s Charity (GOSH), Misioni Leprosy, National Aids Trust, Royal Marsden Cancer Charity dhe The Diana Award.

Gjashtë bamirësitë e para të listuara janë ato me të cilat princesha mbeti e përfshirë në kohën e vdekjes së saj dhe çmimi ‘Diana’ u krijua në kujtim të saj.

BBC kishte treguar qëllimin e saj për të dhuruar për bamirësi të ardhurat e shitjeve të nxjerra nga intervista e Panorama 1995 me Dianën, Princeshën e Uellsit”, thanë ata.

“BBC-ja e ka bërë tani këtë. Duke pasur parasysh gjetjet e Lord Dyson, ne mendojmë se kjo është mënyra e duhur dhe e përshtatshme e veprimit”, shtuan më tej.

Intervista e parë nga më shumë se 22 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në atë kohë, u përshkrua nga komentuesit në 1995 si një “bombë” që shkatërroi imazhin e një familjeje mbretërore “të kënaqur, të kujdesshme dhe të bashkuar”.

Këtë të mërkurë është shënuar 25 vjetori i vdekjes së Dianës në një aksident automobilistik në tunelin Pont de l’Alma në Paris.

Mijëra njerëz që vajtuan i bënë homazhe princeshës duke u mbledhur në ish-rezidencën e saj, Kensington Palace në Londër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA