Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, lihet në burg Arsen Muskurti/ Pamjet brenda seancës gjyqësore

01/09/2022 10:05

Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës, Dritan dhe Nora Muskurti janë lënë në burg.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, Suad Idrizi avokati i autorit tha se ai është vetëdorëzuar dhe armën e krimit e kishte me leje.

Për autorin është kërkuar masë sigurie 30 ditore për t’i bërë akt ekspertimi për shëndetin mendor sepse që prej vitit 2018 merrte mjekime.

“Arma është me leje. Ka nisur mediakamentet që prej nisjes së konflikteve me vëllanë në 2018-ën, se di çfarë mediakamentesh përdorte,  ato janë pjesë e hetimit. Është paraqitur çdo lloj dokumenti që është me leje”, tha avokati.

Sipas informacioneve, autori ka bërë 7 kallëzime për konfliktet që kishte me dy viktimat por autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e agjencisë së viktimave dy ditë më parë. Konflikti mbi pronën dyshohet të jetë shkaku që shtyu Arsen Muskurtin që mban edhe emrin Hamza Kastrati të vriste vëllanë dhe kunatën.

Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në ambientet e një lokali në rrugën “Islam Alla”,  dhe debati ka degraduar në përdorimin e armës.

Asen Muskurti ka qëlluar për vdekje drejt vëllait 44-vjeçar dhe kunatës Nora Muskurti, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e ngjarjes nga kamera e sigurisë.

Viktimat Dritan dhe Nora Muskurti

Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë qenë shumë banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit.

Lexo edhe: Vrasje me “urdhër mbrojtjeje”! Arsen Muskurti qëlloi vëllain e kunatën sapo mori urdhrin e gjykatës në dorë

Vrasja në Tiranë/ Viktima i raportoi policisë: Vëllai im mban një pistoletë poshtë bluzës

 Hakmarrje, ekzekutime mafioze dhe motive të dobëta/ Cilët janë 47 personat që u vranë gjatë këtij viti

Top Channel