Transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet në Gjirokastër pakistanezi, mbante dhe drogë me vete

01/09/2022 11:32

Një shtetas pakistanez është arrestuar në Gjirokastër pasi u kap duke ndihmuar në transportimin e gjashtë emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë.

Shtetasi me iniciale J. A., u kap në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shoqëruar emigrantët kundrejt fitimit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. A. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe mjete identifikimi.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel