Sekuestrohen 2 mijë rrënjë kanabisi në Athinë/ Arrestohen 6 shqiptarët që kishin pika shitjeje në të gjithë Greqinë

01/09/2022 17:32

Policia greke ka sekuestruar një plantacion me 2100 rrënjë kanabis në periferi të Athinës.

Sipas departamentit të anti-drogës së Athinës,lënda narkotike ishte mbjellë në periferinë e kryeqytetit helen dhe ruhej prej njerëzve të armatosur me automakikë “Uzi”.

Policia thotë se ka arrestuar 6 shtetas shqiptarë,5 meshkuj të moshave 24-45 vjeç dhe një femër 41 vjeç.

Bimët narkotike ishin në periudha të ndryshme rritje dhe kishin lartësi 50-110 centimetra.

Mësohet se organizata e shqiptarëve kishte degë në të gjithë Greqinë,ku shpërndante lëndën narkotike.

Autoritet thonë se nisën hetimin mbas një informacioni të marrë në rrugë operative prej  një bashkëpunëtori të saj në selanik,dhe menjeherë hapi hetimet të cilat konkluduan me evidentimin e plantacionit të periferi të Athinës.

Për gjetjen e lëndës narkotike u përdorën qentë anti drogë,ndërsa forca të shumta policie u përdorën për rrethimin e zonës pasi trafikantët kishin instaluar sisteme kamerash dhe sistme alarmi në gjithë zonën.

Arrestimet u kryen një ditë më parë në zonën Oropos të Atikës ku edhe u vunë në pranga të gjithë anëtarët e kësaj organizate.

Autoritet greke thonë se tashmë organizatat e prodhimit dhe trafikut të kanabisit preferojnë ta mbjellin atë në brendësi të territorit të vendit,pasi kontrollet  në afërsi të zonave urbane janë më të pakta dhe lëvizja e sasi të narkotikëve me automjete më e sigurtë.

Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Top Channel