Foto Lajm/ Rama i hedh krahun Abazoviçit, çfarë s’u pa nga Panairi i Open Balkan në Beograd

01/09/2022 14:38

Prodhuesit e verërave në Ballkan u bënë bashkë për herë të parë gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit të Verërave të mbajtur në Beograd në kuadër të Open Balkan.

Në panair morën pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i komanduar malazez Dritan Abazoviç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovačevski.

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe ministrat e katër kabineteve.

Në disa momente, Rama është parë shumë i afërt me Abazoviçin, ndërsa i buzëqeshur i ka hedhur krahun.

Një klimë miqësore është parë mes udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.

Ky afrim është parë dhe në një moment Vuçiç i është afruar duke i ndërprerë bisedën për të folur bashkë.

Më pas Rama dhe Vuçiç kanë ndaluar në një stendë me prodhime vere, ku ai tha se e kishte provuar verën shqiptare në të shkuarën.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, presidenti serb ka thënë se është një verë e mirë, duke shtuar se do të vinte me pushime në Shqipëri së shpejti.

Sipas kreut të qeverisë, “Open Balkan Wine Vision” do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel