Digitalb, platforma më e madhe televizive e të gjithë shqiptarëve, shënoi fluks të jashtëzakonshëm abonentësh në të gjitha pikat e shitjes gjatë muajve të verës.

Oferta verore e Digitalb, e cila skadonte në 31 gusht ka bërë që shumë njerëz të dynden në dyqane për të përfituar përpara nisjes së sezonit të ri.

Tashmë platforma televizive e të gjithë shqiptarëve është prezente kudo, nëpërmjet transmetimeve tokësore, satelitore dhe internetit me OTT. Interesim të madh ka për Aplikacionin e Digitalb, i cili mund të aksesohet direkt nga bashkombësit tanë në Amerike, Kanada, Australi, Evrope dhe gjithe botën.

Me abonimin e Digitalb do të shijoni paketën më të plotë të kanaleve shqiptare, të Kosovës, si dhe Ekskluzivsiht kanalet Kombetare TOP CHANNEL dhe TV KLAN.

Digitalb ofron spektakël të garantuar nga të gjitha sportet e sidomos në futboll me Kampionatet më të forta të Kontinentit, kompeticionet e UEFA-s, ndeshjet e kombëtares Kuq e Zi, e asaj të Kosovës. Premiera pafund në çdo kanal, me filma seriale dokumentarë, për fëmijë e programe për të gjithë familjen.

Për tju gjendur pranë edhe abonentëve që ende nuk mundën të riktheheshin nga pushimet e verës dhe ishin larg pikave të shitjes, kompania Digitalb ka lajmëruar edhe një shtyrje të datës së mbylljes së Ofertës deri me 10 Shtator.

Ulje çmimesh për çdo paketë abonimi deri në -11,000 lekë si dhe plot dhurata për klientët e rinj. Në platformën tokësore, satelitore dhe nëpermjet internetit me OTT.

Top Channel