Të shtëna me armë zjarri brenda senatit filipinez, nuk raportohet për të lënduar
Një burrë dhe një fëmijë që ecin mes sheshit të kuq thuajse të braktisur të Moskës me çadër në dorë; duket shumë ftohtë, dita ideale për një drekë të ngrohtë më familjen. Destinacioni i tyre? Një restorant i Pizza Hut në qendrën e sheshit ku reflektohet një pjesë e mirë e historisë sovjetike dhe ruse.
Me këto imazhe çelet një reklamë e 24 viteve më parë, e cila po rikthehet me një mesazh të fuqishëm. Personi me pallton e zezë që shet picën amerikane është vetë Mikhail Gorbaçov, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik. Në restorant, një meso-burrë i interpretuar nga Richard Marner, e njeh dhe thotë: Është Gorbaçovi! E pas kësaj, nisi një diskutim që pasqyron të gjithë ndasitë e shoqërisë ruse në lidhje me liderin e shumëdiskutuar, të adhuruar në perëndim, por jo dhe aq shumë brenda kufijve të vendit të tij.
Biseda vazhdon e tillë, duke sjellë të plotë shembujt e perceptimit të figurës së Gorbaçovit në Rusi, si reflektim i realitetit të kohës. Nëse do të përpiqeni të kontekstualizoni Moskën e viteve 1990, kjo reklamë është një leksion një minutësh, thotë eksperti Yuval Weber.
Një grua e moshuar e mbyll në fund debatin mes dy anëtarëve të familjes së saj, që përfaqësojnë dy gjenerata të ndryshme, me fjalët: Falë tij, kemi Pizza Hut. Këtu, askush nuk ka kundërshtim.
View this post on Instagram
Ideja e krijuesit të reklamës ishte të përdorej Gorbaçovi si burim konflikti dhe pica e ofruar prej tij, si pajtues. Reklama u transmetua nëpër botë, por kurrë në Rusi.
Gorbaçovi do të mbahet mend në shumë mënyra, i nderuar në Perëndim për rolin e tij në fundin e Luftës së Ftohtë, por i papëlqyer gjerësisht në Rusi për trazirat ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Pothuajse 25 vjet më vonë, ky film i shkurtër pasqyron të dyja anët e asaj trashëgimie.
Çfarë ndodhi ndërkohë me Pizza Hut në Rusi? Gati një çerek shekulli pasi u filmua reklama, kompania u tërhoq nga vendi, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Top Channel