Pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani
Një aksident fatal është shënuar në fshatin Goraj të Kuçovës pasditen e sotme, ku një 20 vjeçar me motomjet është përplasur me një mur dhe si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 46-vjeçare.
I riu me inicialet L.P ka humbur kontrollin e motomjetit dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasja M.P., 46 vjeçe.
Kuçovë/informacion paraprak
Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel