“Vendi vakant për shkak të konfliktit me Presidencën”, Çuçi: Ja kush do të jetë nëndrejtori i SHISH

31/08/2022 10:11

Olian Kanushi, është emëruar me vendim të këshillit të ministrave si nëndrejtori i ri i SHISH.

Lajmi u dha sot nga ministri i brendshëm Bledi Cuci, në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

“Nuk kemi ndryshuar kreun e SHISH, kemi emëruar nëndrejtorin Olian Kanushi. Është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng prej kohësh për shkak të konfliktit të lindur midis institucionit të Presidentit dhe SHISH.”, tha Çuçi.

Top Channel