Tragjedia e 25-vjeçares! Sapo ishte martuar, për pak ditë do zhvendosej në Angli, por shoferi nën efektin e drogës i mori jetën në oborrin e shtëpisë

31/08/2022 11:19

Marjana Sahitaj kishte pak ditë që kishte lidhur kurorë dhe po  priste ditën e udhëtimit për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj në Angli, por një shofer që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike i preu ëndrrat në mes.

25-vjeçarja ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas një jave do të largohej nga Shqipëria. Natën e kaluar, ajo po qëndronte ulur në oborrin e prindërve të saj kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se shtëpia ndodhet buzë rrugës dhe pranë një kthese.

25-vjeçarja u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA