Një aksident me pasojë vdekjen e shoferit 32-vjeçar i identifikuar si Hasan Dervishi ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Mjull Bathores në kryeqytet.

Një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si mjeti është shkatërruar, ndërsa viçat e ngordhur janë përhapur në rrugë.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë pak më parë për një aksident në Mjull Bathore, ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ju informojmë se drejtuesi i mjetit është shtetasi H. D., 32 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel