Një 32-vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri një shtetaseje.
Shtetasi me iniciale M.K. është dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, në afërsi të terminalit të autobusëve, te “Casa Italia”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Terminali”, për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.
32-vjeçari pasi i ka vjedhur bizhunë shtetases është larguar nga terminali i autobusëve ndërqytetas. Ai do të hetohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Top Channel